Sport

Nate Diaz filmohet duke mbytur një burrë gjatë një përleshjeje në rrugë


Ish superylli i UFC-së, Nate Diaz, u filmua në mënyrë tronditëse duke mbytur një burrë në një përleshje në rrugë në New Orleans.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta “New York Post” dhe britanikja “Daily Mail”.

Diaz, 38 vjeç, sapo kishte marrë pjesë në një ndeshje boksi të premten mbrëma në Qendrën e Konventave XULA për të mbështetur shokun e skuadrës Chris Avila në fitoren ndaj Paul Bamba.

Videoja shfaq Diaz-in duke e kapur qafën e burrit me një mbytje në gijotinë, duke e lënë atë pa ndjenja dhe të shtrirë në rrugë.

“Bloody Elbow” raportoi se kundërshtari i Diaz-it është Rodney Petersen, një yll i TikTok i njohur për pamjen si Logan Paul, vëllai i Jake Paul.

Diaz dhe Jake Paul janë planifikuar të boksojnë më vonë këtë vit.

Është e paqartë se çfarë e nisi përleshjen, por një grua mund të dëgjohej duke bërtitur si për Diaz ashtu edhe për kundërshtarin e tij që të “ndalonin” përpara se Diaz të bënte dëmin e tij.

Një tjetër video tregon presidentin e UFC-së, Dana White, duke reaguar ndaj klipit viral duke pyetur nëse njeriu në dysheme ishte vërtet Logan Paul, sipas Daily Mail.

Megjithatë, Diaz gjeti një aleat të pamundur te legjenda e UFC, Conor McGregor, i cili shkroi në Twitter: “Hahaha Nate qenka tërbuar sonte! Bravo të qoftë Nate! Hahaha”.

Diaz më herët të premten nxiti një përleshje në eventin Misfits Boxing duke hedhur një shishe me ujë mbi yllin e televizionit (reality) dhe boksierin Chase DeMoor, raportoi MMA Fighting.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore