Përballje

Napoli triumfon përballë Ajax-it, Atletico barazon me Brugge-n


Dy ndeshjet e para të së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin interesante dhe befasuese.

Dueli mes Napoli-t dhe Ajax-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 4:2.

Ndeshja ishte kryesisht e baraspeshuar, por Napoli shfrytëzuan mundësitë më mirë se kundërshtarët e tyre.

Napolitanët, e filluan ndeshjen shumë mirë, të cilët shënuan në fillim të ndeshjes, në minutën e katërt, me anë të Hirving Lozano-s.

Pas vetëm 12 minutave, Napoli dyfishuan epërsinë, por këtë herë me anë të Giacomo Raspadori-t.

Në pjesën e dytë, në minutën e 49-të, Davy Klaassen ngushtoi epërsinë për Ajax-in.

Në minutën e 62-të, Kvaratskhelia shënoi nga penalltia për 3:1.

Pas 21 minutave, Steven Bergwijn shënoi për Ajax-in, ndërsa në minutën e 90-të, Victor Osimhen shënoi për të përmbyllur ndeshjen.

Në anën tjetër, ndeshja mes Atletico Madrid-it dhe Club Brugge-s ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga skuadra spanjolle, por ata nuk i shfrytëzuan siç duhet mundësitë e tyre.

Në minutën e 82-të, Club Brugge mbeti me një lojtar më pak, Soëah u ndëshkua me karton të kuq, por ndeshja përfundoi pa gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore