Sport

Napoli triumfon ndaj Torino-s dhe ruan kryesimin në Serie A


Skuadra e Napoli-t ka arritur të fitojë 3-1 përballë Torino-s në javën e tetë të Serie A. Të katërt golat e takimit u shënuan në pjesën e parë.

Në sfidën e luajtur në stadiumit “Diego Armando Maradona”, të dy skuadrat luftuan dhe ishin të barabarta në fushë, pavarësisht rezultatit përfundimtar.

Napoli arriti të shënonte golin e parë që në minutën e gjashtë të takimit. Autori ishte mesfushori, Andre Zambo Anguissa. Kamerunasi do të ishte dhe autori i golit të dytë në minutën e 12.

Vendasit do të realizonin golin e tretë në minutën e 37 me të përhershmin, Khvicha Kvaratskhelia. Ky ishte goli i pestë për gjeorgjianin këtë sezon.

Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, miqtë do të realizonin me anë të sulmuesit, Antonio Sanabria.

Kjo ishte fitorja e gjashtë e Napoli-t në tetë javët e para. Gjithashtu numëron dhe dy barazime. Për Torino-n ishte humbja e katërt, që po ashtu numeron dhe një barazim, si dhe tre fitore.

Serie A do të vijojë këtë të shtunë me sfidat:

Inter – Roma

Empoli – Milan

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore