Përballje

Napoli me epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, Atletico-Brugge, pa gola


Pjesa e parë në ndeshjen mes Napoli-t dhe Ajax-it, përfundoi befasisht me epërsi të dyfishtë për vendasit.

Ajax-i dominoi kryesisht në posedimin e topit, ndërsa të dy ekipet kishin edhe mundësi të shumta shënimi.

Napolitanët, e filluan ndeshjen shumë mirë, të cilët shënuan në fillim të ndeshjes, në minutën e katërt, me anë të Hirving Lozano-s.

Pas vetëm 12 minutave, Napoli dyfishuan epërsinë, por këtë herë me anë të Giacomo Raspadori-t.

Momentalisht, me këtë rezultat, Napoli radhiten në pozitën e parë me 12 pikë, ndërsa Ajax janë në vendin e tretë me tri pikë.

Në anën tjetër, pjesa e parë mes Atletico Madrid-it dhe Club Brugge-s, përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga madrilenët, por nuk arritën të shënojnë, pavarësisht mundësive të shumta.

Me këtë rezultat momental, Atletico Madrid radhitet në pozitën e dytë me katër pikë, ndërsa Club Brugge, në vendin e parë me 10 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore