Sport

Napoli është afër transferimit të futbollistit polak


Raporte të shumta në Itali thonë se Napoli dhe Sampdoria janë afër finalizimit të një marrëveshje mes futbollistëve Bartosz Bereszynski dhe Alessandro Zanoli.

“Sky Sport Italia” raporton se skuadrat e Serisë A janë afër finalizimit të një marrëveshjeje që do t’i shihte dy mbrojtësit e djathtë të shkëmbejnë klubet në formë huazimi në janar.

Sipas “Sky Sport”, Napoli dhe Sampdoria synojnë ta mbyllin marrëveshjen deri në Krishtlindje, kështu që Bereszynski dhe Zanoli mund të jenë të disponueshëm për klubet e tyre të reja kur sezoni të rifillojë më 4 janar.

Zanoli, 22 vjeç, është produkt i akademisë së Napolit dhe ishte zëvendësuesi i Giovanni Di Lorenzo në pjesën e parë të sezonit.

Megjithatë, trajneri Luciano Spalletti ka nevojë për një mbrojtës të djathtë më me përvojë për pjesën e dytë të sezonit, kur klubi i tij do të kërkojë të mbajë lidershipin në Serie A dhe të shkojnë sa më largë në Ligën e Kampionëve dhe në Coppa Italia.

Napoli është skuadra e vetme e pamposhtur në Serie A këtë sezon, me 13 fitore dhe dy barazime në 15 ndeshje.

Ata po shijojnë një epërsi prej tetë pikësh ndaj Milan-it të vendit të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore