Përballje

Napoli dhe Juventus zbresin në fushë për derbin e kësaj jave në Serie A


Duelet e së shtunës në Serie A do jenë interesante, ku do të luhet edhe derbi mes Juventus-it dhe Napol-it.

Ndeshja e parë do filloje në ora 15:30 mes Empoli-t dhe Venezia-s, ku këta të fundit kërkojnë pikët e para, ndëra Empoli fitoren e dytë të këtij sezoni.

Ndeshja e dytë do jetë derbi mes Napolit dhe Juventus-it në ora 18:00.

Juventus luftojnë për fitoren e parë të këtij sezoni, pasi kanë barazuar një ndeshje dhe tjetrën e kanë humbur.

Në anën tjetër Napoli ka fituar dy ndeshjet e luajtura dhe radhitet e pesta me gjashtë pikë.

Juventus do e kenë të vështirë fitoren kundër Napoli-t për arsye se mungojnë lojtarët kryesorë si Dybala e Chiesa.

Skuadra nga Torino, ka luajtur vetëm një ndeshje që nga largimi i Cristiano Ronaldo-s, dhe e kanë humbur përballë Empoli-t.

Ky do jetë dueli i dytë pa portugezin, por a i pret i njëjti fat pritet të shihet.

Ndeshja e së shtunës do fillojë në 20:45 mes Atalanta-s dhe Fiorentinës.

Fiorentina ka humbur ndeshjen e parë dhe ka fituar të dytën, ndërsa Atalanta ka fituar përballë Torino-s dhe ja barazuar me Bolognën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore