Sport

Naomi Osaka planifikon rikthimin te Lojërat Olimpike


Naomi Osaka, ndonëse nuk do të luajë në Wimbledon këtë vit, po planifikon të kthehet për Lojërat Olimpike të Tokios.

Katër herë kampionja e Grand Slam-it ka vendosur të kalojë kohë me miqtë dhe familjen, pasi u tërhoq nga Open French në maj.

23-vjeçarja Osaka tha se do të pushonte nga tenisi, pasi kishte përjetuar depresion dhe ankth.

Numri dy në botë u shpreh se është “e ngazëllyer për të luajtur para tifozëve të saj në shtëpi” në Tokio.

Osaka u gjobit me 15 mijё dollarё, pasi mungoi në një konferencë për shtyp, pas ndeshjes së raundit të parë në Roland Garros.

Organizatorët e Grand Slam-it thanë se ajo mund të përballet me dëbim nga turneu nëse nuk pranon të marrë pjesë në daljet pёr media.

Lojtarja u tërhoq nga turneu të nesërmen, duke thënë se duhej të “kujdesej pёr shëndetin e saj mendor”.

“Kur të jetë koha e duhur dua të diskutoj pёr mënyrat se si t’i bëjmë gjërat më mirё për lojtarët, shtypin dhe tifozët”, tha ajo në atë kohë.

Shefja ekzekutive e Wimbledon, Sally Bolton, më herët kishte zbuluar se Klubi i Gjithë Anglisë kishte qenë në kontakt me ekipin e Osakës dhe po kёrkonte vazhdimisht mënyra për të përmirësuar shёrbimet e saj mediatike.

“Ne kemi filluar një konsultë. Ky konsultim duhet të përfshijë jo vetëm lojtarët, por mediat dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në atë hapësirë”, tha ajo për BBC Radio 4’s Today Program.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore