Sport

Naomi Osaka debuton me fitore në Lojërat Olimpike, Tokyo 2020


Naomi Osaka tha se ishte “nervoze” për të garuar në Lojërat Olimpike në vendin e saj të lindjes pasi fitoi kundër Zheng Saisai në Tokio në raundin e saj të parë.

23 vjecarja Osaka, ka folur në lidhje me luftën e saj me depresionin dhe vendosi të mos flasë për media në Open French May për të mbrojtur shëndetin e saj mendor.

Ajo bëri një pushim tetë-javor para fillimit të Lojërave Olimpike.

“Patjetër që ndihem paksa e freskuar dhe e lumtur”, tha ajo.

Osaka u kërcënua me dëbim nga “Open French” pasi nuk donte të merrte pjesë në konferencat për shtyp pas ndeshjes dhe përfundimisht u tërhoq pas ndeshjes së saj të raundit të parë.

Duke folur për mediat për herë të parë që nga Roland Garros, ajo tha: “Të luash Lojërat Olimpike ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kështu që ndihem se pushimi që bëra ishte shumë i nevojshëm”.

“Ndihem sikur, më shumë se gjithçka, jam përqendruar vetëm në lojë tenisi”.

Osaka është një nga fytyrat kryesore të Lojërave të Tokios dhe ndezi pishtarin Olimpik në ceremonin hapëse të së Premtes.

Ajo kishte një paraqitje të mirë për të mposhtur Zheng, 6-1 6-4 dhe kaloi në raundin e dytë ku do të përballet me zviceranen Viktorija Golubic.

“Unë u ndjeva me të vërtetë nervoze duke qenë në Japoni dhe duke luajtur këtu për herë të parë pas dy vitesh”, shtoi Osaka.

“Ishte padyshim nervoz. Por jam e lumtur që isha në gjendje të fitoja.”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore