Lajme

Myanmar/ 89 persona të vrarë nga Forcat e Armatosura


Forcat e sigurisë së Myanmarit kanë qëlluar dhe vrarë të paktën 89 njerëz në të gjithë vendin, raportuan mediat lokale.

Portali i lajmeve në Myanmar “Now” tha se, të vdekurit ishin në Mandalay, në rajonin e afërt të Sagaing-ut dhe kryeqytetin tregtar Yangon.

Një vajzë 13-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar ishin gjithashtu midis të vdekurve.

Të paktën katër njerëz u vranë kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj turmës që protestonte jashtë një stacioni policie në periferinë e Yangon, Dala në orët e para të së shtunës. 10 vetë u plagosën nga sulmi.

Min Aung Hlaing, mbrojmë demokracinë

Kreu i grushtit të shtetit, Min Aung Hlaing, tha në një fjalim në televizionin kombëtar se ai do të “mbrojë demokracinë”, duke premtuar zgjedhje. Ai nuk dha asnjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ushtria duhej të merrte pushtetin për shkak të veprimeve të paligjshme nga udhëheqësja Aung San Suu Kyi dhe partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci”.

400 njerëz janë vrarë gjatë ndalimit të protestave që nga grushti i shtetit në 1 shkurt.

Dita e Forcave të Armatosura përkujton fillimin e rezistencës ushtarake të Myanmarit kundër okupimit Japonez në 1945. Parada zakonisht ndiqet nga zyrtarë të kombeve tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione në përgjigje të puçit ushtarak.

Grushti i shtetit në Myanmar

Kujtojmë që ushtria e Myanmarit ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75 vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci, u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

Drejtuesit e ushtrisë deklaruan se kanë marrë kontrollin e shtetit. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Myanmar.

Pushteti i përkohshëm i ka kaluar gjeneralit Min Aung Hlaing.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore