Lajme

MV/ Zaev, rizgjidhet kryetar i LSDM


Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev, pas përfundimit të numërimit të votave, në zgjedhjet e brendshme partiake, ditën e dielë, më 21 mars, është rizgjedhur në krye të partisë.

Zaev ishte i vetmi kandidat dhe anëtarët e tjerë të partisë vouan “pro” ose ‘kundër”.

Nga Komisioni Zgjedhor i partisë, njoftohet se Zaev mori 59 mijë e 240 vota “pro”, 865 “kundër” dhe 277 fletëvotimë janë cilësuar të pavlefshme.

Nga 237 vendvotime, kanë arritur të mblidhen rezultatet vetëm nga 227 vende.

Gjithsej për të votuar ishin regjistruar 68 mijë e 991 anëtarë aktivë. Në total kanë votuar 90% e pjesëmarrësve.

Pas fitores Zaev, njëkohësisht edhe kryeministri i RMV-së, shprehet i kënaqur nga fitorja.

“Premtoj se do të ketë ndryshime dhe freskim të zgjidhjeve kuadrovike të partisë me marrjen e mandatit të ri”.

Ai tha se nga kjo nuk do të thotë se do të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare.

“Unë jam i kënaqur nga performanca e Qeverisë dhe besoj se kështu duhet të vazhdojmë”.

Zaev fiton zgjedhjet si kryetar i LSDM-së për herë të katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore