Muzikë

Muzikë shpirti, por edhe gjumi


Nisur nga ikonat e kompozimit, Chopin dhe Debussy, e deri te kompozimet e sotme, si “Nocturnes”, njerëzit kanë ndier gjithmonë nevojë për të krijuar muzikë nate.

Gazetarja e njohur e kulturës dhe muzikës, Arwa Haider, ka zbuluar sesi kjo mund të na ndihmojë tani, ndërsa lundrojmë në pagjumësinë e shkaktuar nga pandemia.

Pagjumësia ishte një simptomë e bllokimeve të pandemisë për shumë njerëz. Për kompozitorin dhe muzikantin orkestral, elektronik dhe të filmit, Craig Armstrong, netët e gjata do ta çonin atë në shëtitjet e vona në lagjen e tij në Glasgow, ku do të gjente vetminë e tmerrshme të prishur nga alarmet e ambulancave që nxitonin drejt spitalit të qytetit.

Craig Armstrong.

Këto net, po ashtu, do ta çonin atë në studion e tij në shtëpi, ku ai do të qëndronte zgjuar, duke kompozuar pjesë që përfundimisht do të formonin albumin e tij të fundit, “Nocturnes: Music for Two Pianos”.

“E gjeta veten rregullisht në studion time të vogël në shtëpi, në orën dy, tre, katër të mëngjesit, sapo fillova të shkruaj në pianon time”.

“Mendoj se motivimi ishte të hiqja mendjen nga makthi që po ndodhte. Ishte një periudhë shumë e errët për shumë njerëz. Njoh shumë njerëz që kanë kaluar një kohë kaq të keqe dhe doja që të bëj pak dritë në fund të tunelit”, tha Armstrong për “BBC Culture”.

Craig Armstrong.

Albumi “Nocturnes” i Armstrong përmban gjithsej 14 pjesë, që mund të duken relativisht të thjeshta në kontrast me shumicën e albumeve të tij të mëparshme.

Ato gjithashtu shtrijnë traditën me rrënjë të thella dhe krijuese të natës, ose muzikës së natës.

Kompozitori dhe pianisti i njohur irlandez, John Field, kishte hedhur në treg nokturnët e parë të emëruar në mënyrë specifike në vitin 1814.

Forma (muzika e krijuar për t’u luajtur pas orës 23:00) mori hov të mëtejshëm përmes veprave të artistëve të tillë si Frédéric Chopin (i cili botoi 18 nate në mes të vitit 1832 dhe 1846, me tre të tjera të botuara pas vdekjes së tij në vitin 1849), Claude Debussy (Trois Nocturnes, botuar në 1900, u frymëzua nga poezia simboliste franceze e Henri de Régnier), kompozitorë të shekullit XX nga Erik Satie te Benjamin Britten dhe shumë të tjerë.

Mes të tjerash, Armstrong tregon se ku e gjeti frymëzimin e tij për ta titulluar këtë album “Nocturnes”.

“Ideja për ta quajtur këtë album ‘Nocturnes’ ishte një gjë praktike, pasi gjithë ato vepra janë shkruar në mes të natës”.

“Forma e një nate nuk është vendosur. Mendoj se për shumë muzikantë ishte një formë që dha shumë liri. Ishte hapësirë ​​muzikore koncize emocionale”, tha ai.

“Nocturnes” nga Armstrong përmban muzikë mjaft të shkurtër, duke filluar nga një deri në pesë minuta, por ato janë shprehje të përzemërta dhe me vetëdije shpresëdhënëse.

Ai i luan të dyja pjesët e pianos vetë, pasi bllokimi parandaloi takimin me muzikantë të tjerë.

“Unë mendoj se është pyetja se si e perceptoni kohën, në momente të ndryshme të ditës. Natën, tingujt gjithashtu kanë një cilësi shumë të ndryshme nga dita dhe këto shqisa ndoshta duken të rritura”, thotë Armstrong.

Kufijtë krijues janë pa dyshim më të paqartë pas errësirës. Muzika e natës nuk është e kufizuar në sferat klasike perëndimore dhe standardet e xhazit janë të zhytura në atmosfera pa gjumë, si për shembull klasikut i Thelonious Monk të vitit 1944, kur kishte publikuar albumin “Round Midnight”.

Koleksioni akademik i eseve “Nocturnes: Music Popular and the Night”, eksploron skena muzikore të natës me shumë zhanre në të gjithë botën, nga Londra në Berlin, Tokio dhe Yogyakarta, dhe parashtron se muzika “shpengohet” natën vonë, kur transformohet nga “zhurma në sfond”.

Redaktorët Giacomo Bottà dhe Geoff Stahl shkruajnë: “Muzika e animon natën duke pasqyruar dhe kontribuar në ritmin e saj, duke stimuluar lëvizjen brenda dhe midis klubeve të natës, bareve dhe vendeve të muzikës për t’i dhënë qytetit tenorin e tij të natës dhe fuqinë shoqërore”.

“Secila ushqen dhe përforcon tjetrën intensiteti, një rrethim i energjive shoqërore që afirmon përsëri ndryshimin e natës ndaj gjërave më sedentare të ditës”, thonë ata.

Craig Armstrong tregon eksperiencën e tij më të mirë, teksa tregon se si ka qenë në një koncert me shtretër gjumi.

Pamje nga koncerti i Max Richter.

“Një nga koncertet më të pabesueshme të drejtpërdrejta, që kam përjetuar ndonjëherë, ishte një shfaqje e vazhdueshme e orës 11 pasdite deri në 7 pasdite e ‘Ninullës tetë-orëshe të Gjumit’ të Max Richter, luajtur për audiencën në shtretër gjumi”.

“Më kujtohet që kam fjetur brenda setit tetë-orësh dhe sa herë që jam zgjuar, jam ndier i sigurt nga prania e muzikantëve dhe jam zënë nga tingujt e ritmet e këndshme të muzikës”, thotë ai.

Më herët, Richter, kishte treguar për idenë e gjumit në koncert, ndërsa e ka quajtur atë si “rezervuarin” më të madh të energjisë njerëzore.

Max Richter.

“Gjumi vjen nga një ndjenjë vërtet personale. Po lodhesha vërtet nga virtualizimi në rritje i jetës sonë; ne jemi në ekran gjatë gjithë kohës, që do të thotë se duhet të jemi ‘ndezur’ gjatë gjithë kohës”.

“Gjithmonë kam ndier se gjumi është rezervuari i madh, ku ne mund të mbushemi energji dhe të përjetojmë paqe”, pati thënë Ritcher.

Koncertet me shtretër gjumi mbeten shumë të preferuara nga audienca, e sidomos që prej tronditjes së botës nga virusi i ashtuquajtur – Coronavirus.

Pamje nga koncerti i Max Richter.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore