Shqipëria

Muzeu Historik Kombëtar zhvillon aktivitetin “Arkeologu i vogël” në Durrës


Muzeu Historik Kombëtar zhvilloi një guide në muze dhe më pas aktivitetin “Arkeologu i vogël” me fëmijë të shkollës “Mihal Ekonomi”, Durrës.

Ky është një projekt, i cili ka si qëllim të bëjë pjesë të gërmimeve arkeologjike fëmijët nga mosha 7-11 vjeç.

Përdorimi i mjeteve arkeologjike dhe teknikave të gërmimit u jep mundësinë nxënësve të jenë arkeologë për një ditë dhe të bëjnë zbulimet e tyre për epokat kryesore historike në Shqipëri.

“Pas vizitës në Pavijonin e Lashtësisë, fëmijët vijuan me gërmimet dhe në pëfundim plotësuan fjalëkryqin me fjalë nga fusha e arkeologjisë”, përshkruhet itenerari i aktivitetit në faqen zyrtare (Facebook) të muzeut.

Qëllimi i aktivitetit është që fëmijë të moshave të ndryshme të shkojnë në muze dhe të njihen me historinë e vendit.

Projekti i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore