Lajme

Mutolo: Arrestimi i Denaros, fillimi i fundit të mafies italiane


Gjëja e parë që më vjen në mendje janë fjalët e një njeriu të madh si Giovanni Falcone.

“Mafia është një faktor njerëzor, kishte një fillim dhe me siguri do të ketë një fund”.

Le të shpresojmë që ky arrestim të jetë fillimi i fundit.

Kështu ka deklaruar, Gaspare Mutolo, mafiozi që sfidoi Toto Riina-n, duke zgjedhur të bashkëpunojë me Giovanni Falcone.

Kjo sapo dëgjoi për lajmin e arrestimit të Matteo Messina Denaro-s, bosit italian të mafias, pas tridhjetë vjetësh në arrati.

Për të, ky është është një fakt me rëndësi historike që mund të ndryshojë strukturat brenda grupeve kriminale, por që shënon edhe një vrull të ri në veprimin ligjzbatues të shtetit.

Matteo Messina Denaro u dënua me burgim të përjetshëm dhe me të përfundon edhe sezoni i dhimbshëm i mafies së masakrës.

Të gjithë drejtuesit e asaj, Cosa Nostra, tani janë të vdekur ose në burg nën regjimin 41 bis dhe Mutolo – i cili ishte shoferi i Toto Riina-s, vendosi të pendohej, i shtyrë nga Falcone.

“Ata që ishin në qeveri tridhjetë vjet më parë kishin vullnetin për të luftuar Cosa Nostra-n, por kjo nuk zgjati shumë, qëndrimi i tyre ndryshoi shpejt”, kujton ai.

Sipas tij, mund të ndodhë që tani qeveria e re dëshiron të rifillojë diskursin e ndërprerë.

Mutolo në një intervistë për “OG” u pyet nëse është për t’u habitur që Denaro arrestohet në Palermo, pas një mosveprimi kaq të gjatë, në një klinikë ku shkon për të trajtuar kancerin.

“Megjithatë ka perëndi. Matteo Messina Denaro është nga Trapani, një botë krejtësisht tjetër, dhe kushdo që komandon mafien ka qenë gjithmonë në Palermo, traditat dhe zakonet janë atje. Sigurisht që nuk i kanë munguar mundësitë për t’u kuruar jashtë vendit, edhe atje në anonimitet, po të donte. Ai mund të ketë zgjedhur të kapet”.

Sipas tij, Denaro mund të shpresojë në një zbutje të ligjeve, ndoshta pasi ishte shumë i sëmurë.

“Ose ndoshta se po hyjmë në një epokë të re dhe kjo qeveri ka vendosur të nderojë punën e Falcones dhe Borselinos: do ta zbulojmë së shpejti”.

Sa i takon zëvendësimit, se kush mund të zërë vendin në Cosa Nostra, Mutolo shprehet zëvendësuesit gjenden gjithmonë, nuk është se mungojnë mafiozët.

“E rëndësishme nuk është vetë arrestimi, por ajo që vjen më pas. Nuk kam më marrëdhënie me atë ambient, por sipas zakoneve të vjetra mund të jetë radha e Settimo Mineos. E takova, kishte një argjendari në qendër të Palermos, i nderuar nga Riina, shumë vite më parë i shpëtoi një prite ku i vdiq i vëllai”.

“Tani ai është shumë i vjetër. Natyrisht, shefat e vërtetë, koordinatorët, kanë qenë gjithmonë nga Palermo, madje edhe jashtë vendit shefat kanë qenë tradicionalisht nga Palermo. Messina Denaro ishte një anomali”.

Kush është Matteo Messina Denaro, i mbrojturi i Riinës i quajtur “Diabolik”?

Arrestohet “Diaboliku” Matteo Messina Denaro, bosi i mafies siçiliane

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore