Lajme

Mustafa: “Kurti ka marrë hyxhym për pushtet”


“Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhje nën tytat e armëve, njëzetenjë vjet pas çlirimit”.

Kështu e ka thumbuar Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin,  pasi ky i fundit ishte për vizitë në Skenderaj të martën në mbrëmje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre dhe nuk u ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me policë me njësi speciale

“Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre”, ka shkruar Mustafa.

Sipas të parti të LDK-së, Kurti ka marrë “hyxhym për pushtet”.

“Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hyxhym e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujtdo qoftë, është humbje”

Mustafa po ashtu ka shkruar se Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullzim i shfrenuar.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të martën ishte në komunën e Skenderajt nën mbrojtjen e Njësisë Speciale të Kosovës. Në disa video amatore dëgjohen qytetarët duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore