Gjykata Speciale

Mustafa: Azem Syla qëndronte gjatë gjithë kohës në Tiranë


Rrustem Mustafa.

Ish-komandant i Zonës së Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, për të tretën herë është duke vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Mustafa, është duke u intervistuar nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Ai para fillimit të intervisitimit ka thënë se pyetjet e tij do të lidhen me dëshminë e së premtes që nisi me fjalimin e Ramush Haradinajt.

Pjesë nga intervistimi i Rrustem Mustafës:

Emmerson: Para Rambujës, Azem Syla, ishte komandanti i përgjithshëm i UÇK-së kështu? Thoni që nuk e dini por a është e vërtetë që Azem Syla qëndronte gjatë gjithë kohës në Tiranë?

Rrustem Mustafa: Po.

Emmerson: Dhe nuk ka qenë ushtarak apo jo?

Rrustem Mustafa: Ne e kemi llogaritur që ai po punon në logjistikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Emmerson: Në atë kohë, Bislim Zyrapi, të cilin e njihje besoj edhe që ishte ushtarak ai kishte rolin e shefit të shtabit. Kështu ishte? Në fakt ishte një person me përvojë ushtarake brenda shtabit të juaj?

Rrustem Mustafa: Kanë menduar që duhet, që mundet Bislim Zyrapi, me qenë komandant.

Emmerson: Gjatë Rambujës dhe meniherë pas Rambujës anëtarët ekzistues të shtabit të përgjithshëm u transferuan në role të reja në Qeverinë e përkohshme të Qeverisë së Kosovës. A është kështu?

Rrustem Mustafa: Po

Emmerson: Pjesë e pasojave të Rambujesë ishte formimi i një Qeverie të përkohshme për Kosovën që të merrte përgjegjësinë politike. Kur përfundoi konflikti?

Mustafa nuk përgjigjet.

Emmerson: Gjatë këtij procesi disa persona ndryshuan edhe rolin e tyre apo jo?

Mustafa: Po.

Emmerson: Azem Syla, u bë ministër i Mbrojtjes a është e vërtetë?

Mustafa: Po.

Emmerson: Bislim Zyrapi, u bë shef shtabi në ministrinë e Mbrojtjes?

Mustafa: Po.

Emmerson kërkoi që seanca të kaloj në private për temën tjetër sepse ka të bëjë me përgjimet e lidhjeve telefonike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore