Shqipëria

Muriqan: Arrestohet një 43-vjeçar, tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike në çantë


Policia Kufitare e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar, i cili po kalonte kufirin e Muriqanit me lëndë narkotike në çantë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. K., 25 vjeç dhe pasagjer shtetasin Sh. K., 43 vjeç, në çantën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, Policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit 43-vjeçarit, banues në Librazhd, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore