Lajme

Murati me shifra: Qarkullimi i bizneseve në Kosovë ka shënuar rritje


Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, ka potencuar se qarkullimi i bizneseve në Kosovë për periudhën janar –shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, ka shënuar një rritje prej 4.8 për qind.

Kjo shifër, sipas Muratit, është e dhënë zyrtare e Agjencionit Tatimor të Kosovë.

“Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq”, ka shkruar ai.

Ndërmarrësit e bizneset kosovare, sipas Muratit, kanë dëshmuar një kohë të gjatë që u bëjnë ballë çdo gjëje.

Ndryshe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë, Lulzim Rafuna, kishte deklaruar pretendimet për luftë në Kosovë kanë dëmtuar imazhin dhe ekonominë e vendit.

Sipas tij investitorët e huaj kanë frikë të investojnë në Kosovë për shkak të deklaratave se në Kosovë mund të ketë luftë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore