Lajme

Mungesa e oksigjenit në Pallatin e Drejtësisë, nis hapja e dritareve


Pallati i Drejtësisë.

Në pallatin e Drejtësisë të Prishtinës ka nisur hapja e dritareve, kjo pas disa telasheve shëndetësore të punonjësve në këtë objekt të shkaktuar nga mungesa e ajrit dhe pas disa protestave.

Punëtorët gjatë verës kishin deklaruar se temperaturat brenda ambienteve të tyre të punës kanë shkuar deri në 40 gradë celsius.

Disa nga punëtorët si zgjidhje e kishin parë edhe reduktimin e punës në këtë objekt.

Ndërtimi i këtij pallati kishte kushtuar rreth 30 milionë euro dhe ishte donacion i Bashkimit Evropian, kurse punët ishin kryer kryesisht nga kompani kosovare.

Ky problem ishte paraqitur në muajin tetor atëherë kur Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), kishte vendosur të reduktoj punën e tyre në Objektin C të Pallatit të Drejtësisë ku janë të vendosura Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, për arsyeje se konsiderojnë se objektet kanë mungesë të oksigjenit.

Sipas tyre, e njëjta arsyeje mund të shkaktoj probleme shëndetësore tek stafi të cilët janë të punësuar në këto institucione.

Pallati i Drejtësisë.

“Ky reduktim në këto dy prokurori vjen si rezultat i gjendjes së renduar në këtë objekt, si pasojë e mungesës së theksuar të oksigjenit dhe problemeve shëndetësore të shfaqura në baza ditore tek prokurorët dhe stafi mbështetës i këtyre dy prokurorive”.

“Me qëllim të realizimit të punëve emergjente, këto dy prokurori do të caktojnë prokurorë dhe staf administrativë për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente dhe veprimet e caktuara sipas afateve ligjore”, thuhej në komunikatën e KPK-së.

Ndërkaq, për rregullimin e një çështje të tillë nga KPK-ja ishte thënë se përgjegjëse është Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga Këshilli, ishte sqaruar se nuk do të mbajnë përgjegjësi për kallëzimet penale dhe paditë civile eventuale që mund të paraqiten lidhur me pasojat shëndetësore të shkaktuara nga qëndrimi në këtë objekt.

Reduktohen punët në Pallatin e Drejtësisë për arsyeje të mungesës së oksigjenit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore