Lajme

Muja: Opozita po tenton ta bindë publikun se LV-ja është njëjtë sikur ata


Armend Muja

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, përmes një postimi në “Facebook”, është përpjekur që të arsyetohet pas publikimit të audio incizimeve që shfaqin Shefen e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke koordinuar politika shtetërore me kriminelin dhe terroristin Milan Radojiçiç, dhe këtë e ka bërë duke sulmuar opozitën.

Në esencë, vlerëson Muja “e gjithë përpjekja e opozitës dje dhe sot, e me gjasë edhe ditëve në vazhdim, është që ta bindë publikun se LV është njëjtë sikurse ata”.

“Pra, alternativa opozitare po thotë se ne nuk jemi më të mirë se LV. Po as LV nuk është më e mirë”, shkroi ai në “Facebook”, duke shtuar se, sipas tij “kjo është oferta e opozitës sot për qytetarin”.

Ndërkaq, ai pretendon se opozita është duke tentuar që kinse ta fajësojë partinë në pushtet në krijimin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, të dirigjuarit e Beogradit, respektivisht preisidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Opozita po tenton të thotë që ne që e kemi mundësuar krijimin e LS, i kemi bërë partner kyç në formimin e qeverisë (king-makers), kemi qenë të gatshëm të falim tokë, kemi bërë bashkë biznes, ua kemi toleruar aktivitetet kriminale të udhëheqësve të saj në veri, i kemi amnistuar, kemi qenë të gatshëm që t’ia falim të gjitha krimet, ua kemi largu fletëarrestin kur ka qenë nevoja, jemi njësoj me juve të LV që e keni minimizuar rolin e tyre politik, keni ndaluar projektin e ndarjes së Kosovës, nuk vareni për votave tyre për qeveri, po ua mbyllni rrugës ilegale, laboratoret e drogës e të kriptovalutave, sepse ka dalë një incizim prej Radoijçiç-it me plotë insinuata”, potencoi ai.

Ndryshe, në këto përgjime flitet për takime dhe koordinime që deputetja e partisë në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radojiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë.

Simiç paralajmëron pushtetin me “thyerje të turinjëve” nëse komunikimi me Radojiçiçin del në media

VV me përpjekje të dëshpëruar tenton ta nxjerr Mimoza Kusari-Lilën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore