Sport

Mposhten Akil Gjakova dhe Laura Fazliu


Akil Gjakova është mposhtur nga xhudisti italian, Giovanni Esposito, në Grand Slamin që po zhvillohet në Tel Aviv.

Akili u eliminua në rundin e tretë, pasi mposhti portugezin Joao Fernando.

Për dhjetë minuta sa zgjati përballja, Akili ishte shumë i mirë, por një tentim për të fituar me ippon i kushtoi atij me humbje, dhe në fund ishte italiani që u kualifikua në çerekfinale.

Pas Akilit, humbja vjen edhe për xhudistën tjetër nga Kosova, Laura Fazliu.

Laura u mposht nga xhudistja nga Britania e Madhe Lucy Renshall.

Ajo kaloi në këtë rund, pasi e mposhti Habibe Afyonlu nga Turqia.

Me këto dy humbje, Kosova e mbyll aventurën e tyre në Izrael me vetëm një fitore të medales së bronztë nga Majlinda Kelmendi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore