Kosova

MPJ-ja përgënjeshtron Vuçiç’in: S’kemi pranuar asnjë njoftim për çnjohje


Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në mënyrë kategorike ka mohuar pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se Beogradi zyrtar ka arritur t’i bindë nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, që ta çnjohin pavarësinë e Kosovës.

MPJ-ja kosovare, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se as institucioni në fjalë e as misionet diplomatike nuk kanë pranuar asnjë njoftim rreth pretendimeve se disa shtete paskan tërhequr njohjen.

“Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Prandaj, MPJ-ja kosovare ka kërkuar urgjentisht që Serbia të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjellët.

“Çështjet e hapura mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë zgjidhen me dialog dhe jo me kampanja destruktive mediale”.

“Manovrat diplomatike të Serbisë” – A ekziston çnjohja si koncept në të drejtën ndërkombëtare?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore