Sport

Moti me borë, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet e javës


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se të gjitha ndeshjet, në të gjitha nivelet e futbollit në vend, deri në 20 shkurt do të shtyhen.

FSHF ka marrë vendimin pasi situata për shkak të reshjeve të bores, që kanë mbuluar gjithë vendin paraqitet e vështirë në disa zona, si dhe fushat nuk janë në gjende optimale për të zhvilluar ndeshje.

Sektori i Garave në FSHF do të njoftojë gjatë javës datat dhe oraret se kur do të zhvillohen, ndeshjet e shtyra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore