Sport

Momentet kur Ranieri shpërthen në lot pasi ngjiti Cagliari-n në Serie A


Trajneri i njohur italian, Claudio Ranieri, e riktheu skuadrën e Cagliar-it në elitën e futbollit italian, duke e mposhtur Barin në finale të “Play-Off”-it.

71-vjeçari u pushtua plotësisht nga emocionet në fundin e ndeshjes, kur në minutën e katërt shtesë shënuan për ta siguruar këtë fitore të madhe.

Ishte një “Play-Off” dramatik i promovimit, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1:1, ku gjithashtu në minutat e fundit ishte shënuar goli i barazimit nga Mirco Antenucci.

Pra, me Barin që përfundoi më lart në tabelë, ata do të promovoheshin nëse ndeshja do të përfundonte në barazim dhe kjo ishte situata deri në minutën e 94-të kur zëvendësuesi Leonardo Pavoletti goditi në shtyllën e pasme nga harkimi i Gabriele Zappa-s.

Ranieri e filloi vërtet karrierën e tij si trajner te Cagliari në vitin 1988, duke i çuar ata në promovim nga Seria C në B dhe më pas në ligën e parë.

Ai vazhdoi të ulet në stolat e Fiorentina-s, Valencia-s, Atletico Madrid-it, Chelsea-t, Parma-s, Juventus-it, Roma, Inter, Monaco e kombëtarës së Greqisë.

Periudha më e suksesshme e tij ishte fitimi i Premier League me skuadrën e Leicester City në vitin 2016.

Kur Ranieri mori detyrën e Cagliari-t në janar të këtij viti, ata ishin në vendin e 14-të në tabelën e Serisë B, por ai bëri një punë të madhe duke përfunduar në vendin e pestë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore