Lajme

Molliqaj për protestën e së shtunës: S’do të ndalemi derisa ZRRE-ja e kthen prapa vendimin


Dardan Molliqaj, Kryetar i PSD-së

Në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), do të marrin pjesë shumë qytetar, ka bërë të ditur udhëheqësi i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Në konferencën për medie të thirrur, një ditë para këtij organizimi të PSD-së, Molliqaj tha se protesta do të bëj që të kthehet mbrapsht propozimi i ZRRE-së.

“Kemi një propozim nga ZRRE-ja që nuk është i ZRRE-së por i Qeverisë, që është jo vetëm i papranueshëm dhe i padrejtë por ka shkaktuar edhe një irritim të paparë te qytetarët pasi është shumë i shtrenjtë”.

“Ftojmë secilin qytetar, partitë opozitare, OJQ-të që ndajnë bindje të njëjta me ne sepse jemi tërësisht të bindur se numri i madh i protestuesve nesër, të hënën vendimin e ZRRE-së do ta kthejë mbrapa”, ka thënë Molliqaj.

“Ne si PSD, nesër do të mbajmë protestën duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, e cila pastaj do të ketë marshutën e saj drejt objektit të Qeverisë, aty ku do të mbahen edhe aktivitetet edhe fjalimet e protestës, ku do të adresohen poashtu kërkesat e kësaj proteste”.

“Nuk do të ndalemi derisa ky vendim të mos jetë në fuqi pasi është skandaloz dhe i padrejtë”, ka përfunduar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore