Mitsotakis për arrestimin e Belerit: Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri, do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare.
“Unë nuk do të pranoj qëndrime të tilla në kurriz të pakicës, sidomos 48 orë para zgjedhjeve. Do të ketë efekte të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe në rrugën e saj drejt BE-së, të cilën ne kishim deklaruar se do ta mbështesim”, theksoi fillimisht Mitsotakis.
Kujtojmë që Beleri do të mbetet në burg nën akuzën për shit-blerje votash dhe dosja e tij do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Vlorës tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik, duke qenë se ishte edhe incidenti më i madh zgjedhor, pas disa deklaratave që Beleri kishte bërë për “helenizimin” e Himarës, në një intervistë me gazetën greke “Protothema”.
Lidhur me këtë zhvillimi pati edhe një ballafaqim mes diplomacisë shqiptare dhe asaj greke.
Në një intervistë për mediat greke, Mitsotakis i dërgoi dhe një mesazh të fortë të fortë kryeministrit Edi Rama ku tha se një sjellje të tillë në kurriz të monoritetit nuk do të pranohet.
“Nuk do të pranoj një sjellje të tillë në kurriz të grekëve. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme ajo që ndodhi me Fredi Belerin. Shkova në Himarë, isha kryeministri i parë që vizitova rajonin dhe u zotova se Greqia do të mbetet gjithmonë ndihmëse e pakicës etnike greke. Këtë ia kam bërë të qartë kryeministrit shqiptar”, ravijëzoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit, dyshimet e para
-
Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së re të PS-së dhe Sekretariatit
-
Stadiumi “Air Albania” plot, shiten të gjitha biletat për sfidën e Kombëtares me Gjeorgjinë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit