Lajme

Mitsotakis fajëson Turqinë për refugjatët- “Ata instrumentalizojnë sistematikisht emigrantët”


Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka qenë i rreptë në përgjigjen e tij ndaj gazetarëve për “shkelje të të drejtave të njeriut” ndaj refugjatëve që synojnë të kalojnë përmes Greqisë.

“E kuptoj unë që keni një kulturë t’i pyesni politikanët në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të cilën unë në masë të madhe edhe e respektoj”, u përgjigj fillimisht Mitsotakis.

“Por një gjë që nuk do të toleroj”, ia kthen kryeministi grek, “që të vini këtu, në këtë zyre, të më ofendomi mua edhe popullin grek, me akuza dhe shprehje që nuk janë të mbështetura nga fakte materiale”.

“Vendi ynë është përballur me fluks emigrantësh me intensitet të paprecedent, ka shpëtuar qindra nëse jo mijëra njerëz në det, dhe që shpëtuan 250 njerëz në rrezik përmbytje në jug të Kretës”.

Kryeministri grek tha se “po, ne jemi duke i ndaluar varkat që po tentojnë të ikin, sepse e kemi atë të drejtë në pajtim me rregulloren evropiane”.

Ai gishtin e fajit e drejtoi ka Turqia, se “në vend se të na fajësoni neve, duhet të fajësoni ata të cilat kanë qenë duke instrumentalizuar sistematikisht me migrimin, duke shtyrë njerëz në situatë të dëshpëruar”.

Ndërkaq pyetjes se a kanë qenë gazetarët në kampin e Samos, me ton të rritur bërtiti kryeministri grek “Jo ju s’keni qenë në Samos”.

“Në këtë zyre s’mund të vini e të më ofendoni, a jam i qartë në këtë gjë?”, iu drejtua Mitsotakis.

“Dhe as nuk do të më ndërprisni”, tha i prerë kryeministri grek.

“Kur të shkoni në Samos, do të gjeni një kamp për refugjatë me të gjitha kushtet, pa asnjë të metë, të financuar nga BE-ja, me objekte të pastërta, me vende lojërash për fëmijët, asnjë krahasim me atë që kishim në të kaluarën”.

“Kjo është politika jonë, dhe nuk do të lejojë askë të drejtojë gishtin ka kjo qeveri dhe të akuzojë për sjellje çnjerëzore”, përfundoi Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore