Shqipëria

OSBE: Do të monitorojmë zgjedhjet në mënyrë të paanshme


Misioni i vëzhgimit të OSBE/ODIHR  zhvilloi një konferencë me mediat në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Përfaqësuesja e Misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR, Urszula Gacek,  nënvizoi se në tre raportet e tyre do të bëhen me dije çdo gjw në raport me zgjedhjet e 25 prillit.

“Jemi këtu për të vlerësuar si do të shkojnë zgjedhjet. Do të shohim sa do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ka pasur reforma, do të kemi shumë gjëra për të parë. Edhe për votuesit do të ketë sfida të reja. Do të shohin shumë aspekte. Do të shohim sa do të jetë në gjendje Shqipëria t’i mbajë. Të gjitha standardet që do të aplikohen në Shqipëri, do të shihen dhe me vendet e tjera. Si një skuadër ndërkombëtare, jemi të paanshëm në mënyrë strikte”.

Misioni i vëzhgimit të ODIHR pohoi se do të shohin jo vetëm se si do të zhvillohet fushata, por si do të zhvillohen edhe elementë të tjerë.

“Ditën e zgjedhjeve, jemi këtu si vëzhgues, nuk jemi për të ndërhyrë në zgjedhje. Thjesht jemi si vëzhgues. Nuk jemi të interesuar për rezultatin politik. Jemi të interesuar si do të shkojë procesi, a do të jetë transparent, standardet ndërkombëtare, në krahasim dhe me vendet e tjera”.

Misioni vëzhgues njoftoi se do të qëndrojnë në vendin tonë deri më 17 maj në mënyrë që të përmbyllen gjithçka që ka lidhje me zgjedhjet. Ata njoftuan se do të ndiqen të gjitha procedurat. Përkatësisht, do të ketë një raport përfundimtar, ku përveç konkluzioneve do të ketë dhe rekomandimet nga OSBE/ODIHR.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore