Lajme

Misioni i kryqëzorit “Moskva” ishte kapja e Odessa-s


Një nga marinarët e mbijetuar të kryqëzorit rus “Moskva” i tha nënës së tij se anija po lëvizte në Odessa për të marrë pjesë në operacionin për zbarkimin e parashutistëve që do të kapnin qytetin.

Lajmin e bëri të ditur “Radio Liberty”, duke cituar dëshminë e nënës së marinarit rus.

Emri i gruas me të cilën gazetarët kanë arritur të flasin nuk bëhet i ditur për arsye sigurie.

Ajo tha se më 14 prill ka folur në telefon me djalin e saj, marinar që shërbente në “Moskva”, i cili shpëtoi.

Kur u pyet nga gazetarët se si anija do të luftonte në “kohë paqeje” kur u godit nga raketa, gruaja u shpreh se “nuk ishte një dalje luftarake”.

“Nuk kishte asnjë dalje luftarake. Ata thjesht shkuan në drejtim të Odessa. Kjo nuk është një zgjidhje luftarake. Asnjë operacion nuk ishte planifikuar, ata shkuan në Odessa për të zbarkuar marinsat. Për të zbritur në Odessa”, rrëfeu nëna e marinsit.

Se si operacioni i zbarkimit ushtarak mund të ishte një “dalje jo luftarake” e anijes, ajo nuk e shpjegoi.

Në të njëjtën kohë, sipas saj, detyra e kryqëzorit rus ishte të arrinte në Odessa në përpjekje për të kapur qytetin.

Në total, sipas nënës së marinarit rus, në kryqëzor ishin rreth 510 persona.

Djali i saj e njoftoi për 40 të vdekur – të gjithë ata që ishin në kuvertë, në kabinë, që drejtonin kryqëzorin, sepse goditja ra në kuvertë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore