Sport

Mirësevjen në botën e trajnerëve, Xabi Alonso


Lëvizje të shpeshta kemi parë mes Borussia Dortmund-it dhe Borussia Monchengladbach-it, dikur mes futbollistëve, e tani edhe mes trajnerëve.

Marco Rose, në fund të sezonit, nga Gladbach, do të kaloj te Dortmund, për të marrë timonin e skuadrës në “Signal Iduna Park”.

Në kërkim, Gladbach ka sjellur në botën e trajnerëve një emër të njohur për botën e futbollit.

Ai është ish-futbollisti i Liverpool-it, Real Madrid-it dhe Bayern Munich-ut, Xabi Alonso.

Aktualisht trajner i skuadrës ‘B’ të Real Sociedad-it, Alonso do të bëjë hapin e madh në karrierë.

Marrëveshja mes klubit gjerman dhe Xabi Alonso-s është arritur tashmë, sipas raportimit të BILD.

Trajneri do të marrë detyrën më 1 qershor, ku pritet të nënshkruaj kontratë 3-vjeçare me klubin gjerman.

Alonso e njehë Bundesliga-n shumë mirë, ligë kjo ku magjistari spanjoll kaloi vitet e fundit në karrierën futbollistike.

Këtë herë nga stoli, Xabi Alonso do tentojë që përsëri të jetë njeriu që bën diferencën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore