Lajme

Ministri Krasniqi në takim virtual me Menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë


Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në takimin virtual, me rastin e përmbylljes së misionit mbikëqyrës pesë ditor të Bankës Botërore në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë” të financuar nga Fondi Japonez për Zhvillim Social (JSDF).

Ai gjatë fjalimit të tij ka falënderuar menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e plotë të Bankës Botërore për projektin “Komunat për të rinjtë”.

Ky projekt sipas Krasniqit, ka për qëllim mbështetjen e të rinjve në nivel lokal.

“Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin dhe besimin të cilin e kemi ndërtuar përmes punës sonë të përbashkët. Projekti ’Komunat për të rinjtë’, është shumë i rëndësishëm për ne, ngase iu ofron mundësi të shkëlqyeshëm të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara në komunat përfituese”, është shprehur Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Në anën tjetër, menaxheri Paolucci, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin e plotë me MAPL.

Sipas njoftimit, ai shtjelloi mundësitë për bashkëpunime të reja në fushën e përkrahjes së grupeve të margjinalizuara në Kosovë.

“Projekti M4Y është një grant prej 2.79 milionë dollarësh i financuar nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së marrë nga Fondi Japonez për Zhvillimin Social i administruar nga Banka Botërore”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore