Bota

Ministri kinez njofton ndryshimet zgjedhore të Hong Kongut


Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme kineze, Song Ru’an, të martën, ka shpjeguar ndryshimet e sistemit zgjedhor të Hong Kongut.

Song Ru’an ka treguar se sistemi i ri “do të bazohet në zgjedhjen e një pjese të madhe, të anëtarëve dhe në pjesëmarrjen direkte në emërimin kandidatëve të Legco.”

Aktualisht, gjysma e legjislaturës së Hong Kongut zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit, megjithëse dorëheqja masive e ligjvënësve të opozitës si protestë ndaj dëbimit të katër kolegëve të tyre, për të qenë “jo-patriotikë”. Kjo tregon që legjislacioni kontrollohet plotësisht nga autoritetet e Pekinit.

Udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam, të hënën, deklaroi se Qeveria “i mirëpret plotësisht” ndryshimet në sistemin e saj zgjedhor. Sipas tij kjo do të rrisë ndjeshëm kontrollin e Qeverisë qendrore mbi politikën e Hong Kongut dhe do të përjashtojë kritikët e Pekinit.

Autoritetet kineze janë shprehur se projekt-vendimi para Kongresit Kombëtar të Popullit të Kinës, nënkupton se, komiteti pro-Pekinit, që zgjedh udhëheqësin e Hong Kongut, do të zgjidhte gjithashtu një dhe legjislaturën.

Komiteti Zgjedhor do të ketë të drejtën për të kontrolluar kandidatët për Këshillin Legjislativ, duke larguar çdo person që dyshohet se nuk ishte besnik sa duhet ndaj Kinës dhe Partisë Komuniste në pushtet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore