Shqipëria

Ministri i Jashtëm austriak siguron mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë dhe RMV-së në BE


Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, ka garantuar mbështetje të pakushtëzuar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian, të cilën dy shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë nisur së fundmi zyrtarisht, pas hapjes së negociatave.

Gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e Jashtëm maqedonaz, Bujar Osmani, kryediplomati austriak i cilësoi piketa me shumë rëndësi arritjet e të dy vendeve, si edhe raportet bashkëshoqëruese të Këshillit të Evropës, ku në terma të gjerë është përshkruar si pozitiv zhvillimi i vendeve.

Po ashtu, me një rëndësi të lartë, ai cilësoi edhe faktin se Shkupi do të marrë drejtimin e OSBE-së gjatë vitit 2023. Por ky, të cilin Shqipëria e mbajti përgjatë vitit 2020, me sukses.

Mirëpo, në kontekstin e kohës, duke parë zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë, Shkupi do të ketë detyra më specifike dhe të rëndësishme për të përmbushur.

Mbi mënyrën se si duhet vepruar me Ballkanin, Schallenberg e cilësoi procesin e anëtarësimit si gradual, por të plotë, i cili përgjatë kohës do t’i mundësojë të gjitha vendet e rajonit si anëtare të bashkësisë, edhe pa qenë juridikisht të tilla.

Më pas, i gjithë procesi, mund të finalizohet me aderimin me të drejta të plota në BE.

Duke u përmbajtur në një strukturë të tillë, do të mund t’i jepet frymë gjithë Ballkanit, për të pasur arritje të qenësishme në fushat e përcaktuara nga strukturat evropiane, kryesisht të lidhura me sistemin ligjor, korrupsionin dhe çështjet sociale.

Një skemë e qartë ku do të përqendrohet roli bashkëpunues, do të jetë edhe ai i emigracionit të jashtëligjshëm, ku një paketë me pesë pika është prezantuar nga Komisioni Evropian dhe pritet të linjëzojë gjithë politikbërjen sa i përket kalimeve kufitare, apo vendeve të treta, të cilave u duhet vizë për të kaluar në këto shtete.

Kështu, duke arritur edhe në unifikimin e një shërbimi të tillë kufitar mes strukturave policore e doganore vendase, në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve dhe Bregdetit, Frontex, duke kulmuar më pas me hapjen e linjave të gjelbra rajonale, të cilat do të kenë mundësi zgjerimi drejt vendeve të BE-së, që nga Kroacia e deri më në veri më pas.

Ndihma ekonomike për t’i përmbushur këto detyrime, sipas Schallenberg, nuk do të mungojë nga Evropa drejt Ballkanit, përpos ndihmës logjistike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore