Sport

Milwaukee në gjysmëfinalen e konferencës, Portland barazon serinë përsëri


Një “triple-double” i Giannis Antetokounmpo, i shoqëruar me paraqitjen e mrekullueshme të Lopez, Forbes dhe Middleton, i dhuruan fitore Milwaukee-t.

Bucks arritën fitoren e katërt në katër ndeshje përballë Miami Heat, duke iu drejtuar kështu gjysmëfinaleve në konferencën lindore.

Lojtarët më të dalluar të ndeshje ishin greku Antetokounmpo dhe Middleton.

I pari shënoi 20 pikë, kishte 12 kërcime dhe dhuroi 15 asiste. Middleton shënoi 20 pikë, kishte 11 kërcime dhe dhuroi tre asiste.

Me rezultatin përfundimtar 103-120, dhe fitoren 4-0 në seri, Bucks bëhen skuadra e parë që kualifikohen në raundin tjetër.

Portland Trail Blazers – Denver Nuggets

Portland Trail Blazers forward Norman Powell, left, celebrates with center Jusuf Nurkic, right, during the second half of Game 4 of an NBA basketball first-round playoff series against the Denver Nuggets in Portland, Ore., Saturday, May 29, 2021. The Blazers won 1115-95. (AP Photo/Steve Dykes)

Një nga ndeshjet më interesante të kësaj faze, barazohet përsëri.

Sikurse ndeshja në përgjithësi, edhe lojtarët e Portland ishin dominues.

Poëell, C.J McCollum dhe Nurkic ishin tre basketbollistët më të spikatur të ndeshjes.

I pari shënoi 29 pikë, i dity 21 dhe i treti 17.

Fitorja nuk ishte asnjëherë në dyshim për Portland, që çerekut të katërt ju drejtua me 27 pikë epërsi.

Ndeshja përfundoi me 20 pikë epërsi, 115-95.

Seria në këtë mënyrë barazohet në 2-2, me ndeshjen tjetër që luhet më 2 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore