Lajme

Milanoviç: Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë e dëmtuan Kroacinë


Zoran Milanoviç

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, të hënen e 8 korrikut tha se sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë nuk po funksionojnë dhe nuk do ta dëmtojnë Rusinë, por e dëmtojnë Kroacinë.

“Përgjigja e Perëndimit nuk është asgjë, absolutisht asgjë. Ne kemi vendosur sanksione që nuk funksionojnë, nuk do të dëmtojnë Rusinë. Ajo që ndodhi, na dëmtoi ne”,  tha Milanoviç gjatë vizitës së tij në Hvar, transmeton mediumi kroat Pobjeda.

Presidenti kroat foli edhe për deklaratat e homologut të tij Aleksandër Vuçiç ditë më parë rreth detit Adriatik, si dhe kryetarit të Novi Sadit, Millosh Vuçeviç, i cili kishte thënë se nuk “i kupton serbët që kalojnë pushimet në Kroaci”.

Milanoviç u shpreh i lumtur që serbët vijnë në Kroaci për pushime.

“Mirë se vini. Është shtet fqinj dhe nuk duhet të pajtohemi për gjithçka”, theksoi ai.

I pyetur pse po e bën këtë Vuçiç, ai është përgjigjur se nuk e di, sepse nuk është president i Serbisë por i Kroacisë.

“Të paktën Vuçiç nuk flet për detin serb, tani për tani. Atje ka shumë folklor”, përfundoi shefi i shtetit kroat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore