Lajme

Milano: Shkatërrohet rrjeti i organizuar i drogës Itali-Shqipëri


Policia e Shtetit Italian ka shpërbërë dy organizata kriminale. Ajo ekzekutoi një urdhër paraburgimi paraprak ndaj 37 personave, midis Italisë dhe Shqipërisë. Ndër të tjera sekuestroi pasuri të paluajtshme, kompani dhe automjete.

Policia e Shtetit në Milano, në orët e para të ditës, ka ekzekutuar një urdhër paraburgimi. Ky urdhër i lëshuar nga G.I.P. në Gjykatën e Milanos, vjen si masë kundër 37 personave.

Nga të cilët: 36 me burg dhe 1 me arrest shtëpie, me kombësi kryesisht italiane dhe shqiptare. Ata konsiderohen për motive të ndryshme pjesëmarrës ose të përfshirë me dy shoqatat kriminale. Këto organizata synonin trafikimin kombëtar dhe ndërkombëtar të drogës.

Përfshirja e shqiptarëve

Vazhdimi i veprimtarisë hetimore përqendroi vëmendjen e agjentëve të Seksionit Anti-Drogë edhe në një organizatë tjetër, të përbërë nga subjekte shqiptare.

Ajo i dedikohej importimit në territorin kombëtar të sasive të mëdha të kokainës. Nga njëra anë, furnizonte grupin italian në vazhdimësi. Nga ana tjetër, bashkëpunonte me të në shpërndarjen e substancës narkotike në tregun e Milanos.

Të dyja organizatat kriminale kanë treguar se kishin një strukturë solide, si piramida, me role të përcaktuara mirë të bashkëpunëtorëve.

Ndarjen e vendeve të magazinimit të drogës dhe automjeteve të pajisura me ndarje të fshehura artizanale, të përshtatshme për fshehjen e drogës dhe parave.

Raporti policor

Aktiviteti i hetimit përfshiu, në rrjedhën e tij, 12 arrestime me akuzën e kryerjes së një krimi dhe sekuestrimin e rreth 4 kg kokainë, 35 kg hashash dhe 52 kg marijuanë.

Rreth 260 mijë euro, si dhe dy pistoleta, njëra prej të cilave kishte silenciator dhe municione të llojeve të ndryshme.

Kundrejt dy të dyshuarve shqiptarë që janë marrës të masës paraprake, njëri banues në Shqipëri, A.G. procedimi ka lëshuar një dispozitë që autorizon shpërndarjen ndërkombëtare të kërkimit.

Së fundmi, u bënë kërkime të shumta si ndaj marrësve të masave paraprake ashtu edhe ndaj personave të lidhur në mënyra të ndryshme me ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore