Sport

Milan në ndjekje të sulmuesit argjentinas


Drejtuesit e klubit të Milan-it janë vënë në ndjekje të sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez, i cili aktivizohet në radhët e ekipit nga Argjentina, River Plate.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubi kuqezi ka vendosur që të bëjë një ofertë prej 20 milionë eurove në drejtim të klubit argjentinas, për të lënë të lirë futbollistin e tyre.

Gjithashtu edhe ekipet tjera italiane si Inter e Fiorentina thuhet se janë të interesuara për sulmuesin 21-vjeçar.

Alvarez ka një klauzolë të lirimit të kontratës për 25 milionë euro, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet të jetë rreth 20 milionë sosh.

Pra, Maldini e Massara thuhet se janë seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit në fjalë, pasi që në sezonin e ardhshëm sulmi kuqezi mund të mbetet bosh, pas pensionimit të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic-it.

Julian Alvarez po shkëlqen këtë sezon me River Plate-n, i cili në 15 takime të zhvilluara në ligën e Argjentinës, ka arritur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë gjashtë asistime.

Ai gjithashtu është pjesë e kombëtares së Argjentinës, ku për herë të parë u ftua në qershor të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore