Sport

Milan-i vëzhgon tre futbollistët e “tepërt” te PSG


Drejtuesit e klubit të Milan-it janë duke vëzhguar nga afër tre futbollistët e “tepërt” te skuadra e Paris Saint Germain.

Bëhet fjalë për Julian Draxler, Abdou Diallo dhe Thilo Kehrer, të cilët nuk po kanë hapësira të mjaftueshme në formacionin e PSG-së.

Kryeqytetasit e Francës po përgatitin disa nënshkrime për këtë verë, por së pari ata duhet të bëjnë largime të futbollistëve që nuk janë të nevojshëm.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se të tre lojtarët e lartcekur do të largohen nga PSG në këtë verë dhe Milan-i kërkon të përfitojë nga ky rast.

Sa i përket gjermanit Draxler, ai mund të marr një rol të rëndësishëm në formacionin e Stefano Pioli-it dhe të ri-gjejë formën që kishte dikur.

Ndërsa dy të tjerët janë mbrojtës që mund të mbështesin vijën e pasme të kuqezinjve.

Sa i përket mbrojtësit Diallo, ai mund të jetë një alternativë e mirë për qendrën e mbrojtjes, pasi kuqezinjtë po hasin në vështirësi për objektivin kryesor të tyre, Sven Botman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore