Sport

Milan-i tenton transferimin e “zbulimit” të Bologna-s, e konfirmon agjenti i lojtarit


Milan është një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e mesfushorit të Bologna-s, Lewis Ferguson.

Sipas një raporti nga “Daily Record” në Skoci, Ferguson është një objektiv i Milan-it dhe Juventus-it dhe mund të jetë i disponueshëm për vetëm 9 milionë euro në verë.

Ai u transferua te Bologna në verën e kaluar nga skuadra skoceze, Aberdeen për rreth 3.5 milionë euro.

23-vjeçari ka impresionuar që kur iu bashkua Bologna-s, pasi ka bërë 18 paraqitje këtë sezon, duke shënuar tre herë dhe duke u vendosur si mesfushor qendror fillestar, një zonë që kuqezinjtë duhet ta përforcojnë.

Jo vetëm kaq, por agjenti i tij, Bill McMurdo, beson se zhvillimi i Ferguson mund ta kishte çuar atë përtej nivelit të kthimit potencial në vendin e tij dhe bashkimit me Rangers ose Celtic.

“Unë e di në fakt se ka interes nga Milan dhe Juventus. Bologna është shumë e hapur për të gjithë këtë zhurmë mediatike dhe oferta”, tha ai për Record’s Off The Ball Podcast.

“Kam njerëz që punojnë për mua në Itali dhe ata kanë pasur disa kontakte. Unë mendoj drejtuesit e Bologna-s do të kërkojnë të paktën 8 milion euro për ta liruar atë në verë”, shtoi McMurdo.

“Duke thënë këtë, ata e shitën Aaron Hickey për 22.6 milion euro dhe ai luajti vetëm 48 ndeshje për ta”, shtoi agjenti i futbollistit skocez.

“Mendoj se do të ndodhë. Ai e meriton. Atij i është dashur të mësojë gjuhën dhe një kulturë të re dhe ia ka dalë shumë mirë me këtë. Unë jam marrë me shumë lojtarë të mirë – edhe shumë njerëz – por ai ka klas”, tha mes tjerash ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore