Sport

Milan-i synon transferimin e talentit holandez në janar


Talenti holandez i PSV Eindhoven, Cody Gakpo, është një nga futbollistët më të përfolur në kohët e fundit.

Forma e tij e mirë ka bërë që shumë ekipe të mëdha evropiane të interesohen për sulmuesin 23-vjeçar.

Së fundmi në garë ka hyrë edhe kampioni i Italisë, Milan-i, të cilët dëshirojnë ta transferojnë Gakpo-n.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, kuqezinjtë dëshirojnë ta blejnë holandezin në afatin kalimtar të janarit.

Gakpo ka kontratë me PSV-në deri në verën e vitit 2026, andaj drejtuesit e Milan-it do ta kenë të vështirë t’i bindin ata të holandezëve për ta lënë të lirë futbollistin e tyre.

Shtatlarti holandez e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme këtë sezon, i cili ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e PSV-së.

Ai gjithashtu numëron edhe nëntë paraqitje me kombëtaren e Holandës, prej të cilave ka gjetur tre herë rrugën e rrjetës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore