Sport

Milan-i synon transferimin e Amrabat


Milan-i është interesuar papritur për mundësinë e nënshkrimit të marokenit, Sofyan Amrabat, nga Fiorentina sipas raportimeve nga “Tuttomercato” të hënën pasdite.

Kuqezinjtë vazhdojnë të vlerësojnë zëvendësuesit e mundshëm të Sandro Tonali-t, i cili pritet të zbulohet zyrtarisht si lojtar i Neëcastle në të ardhmen e afërt.

Sipas raportimeve të së hënës, “Tuttomercato” pretendon se Milan-i pret plotësisht që Amrabat të largohet nga Fiorentina këtë verë dhe si rezultat, po bën një vlerësim “konkret” të lojtarit dhe mund të bëjë qasjen e parë zyrtare me palët përkatëse në ditët në vijim.

Presidenti i Fiorentina-s, Rocco Comisso, mendohet se vlerëson Amrabat-in rreth 30 milionë euro, megjithëse toskanët nuk kanë marrë ende një ofertë zyrtare nga ndonjë klub i interesuar.

Amrabat, i cili tërhoqi vëmendjen globale për paraqitjet e tij në rrugën drejt çerekfinales së Kupës së Botës 2022 në Katar me Marokun, kishte qenë në prag të bashkimit me Barcelonën në janar, megjithëse kjo marrëveshje dështoi pasi katalanasit nuk përmbushën kërkesat financiare të klubit italian.

Kohët e fundit, ka pasur raporte që e lidhin Amrabat me një lëvizje te Atletico Madrid, me një numër klubesh të Premier League që kanë shprehur gjithashtu një interes më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore