Sport

Milan-i ka një opsion për ta blerë Brahim Diaz-in


Brahim Diaz po shkëlqen me fanellën e Milan-it, por e ardhmja e tij në “San Siro” mbetet e pasigurt me raportet në rritje që pretendojnë se kuqezinjtë nuk kanë një opsion për ta transferuar atë përgjithmonë nga Real Madrid-i.

23-vjeçari shkëlqeu në fitoren e kuqezinjve ndaj Napolit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, duke kryer kundërsulmin që çoi në golin e vetëm të shënuar nga Ismael Bennacer.

Ky është sezoni i tij i tretë radhazi në Milano, ku performancat e tij janë përmirësuar vazhdimisht me kalimin e viteve.

Brahim e mbylli sezonin e tij të parë në Itali me pesë gola në 27 paraqitje, i ndjekur nga katër në 29 ndeshje në sezonin 2012/22 dhe gjashtë gola të këtij sezoni në 34 ndeshje.

Falë katër asistimeve të tij, Brahim ka kontribuar drejtpërdrejt në 10 golat e Milanit këtë sezon.

Sidoqoftë, e ardhmja e tij me gjigantët e Serie A mbetet e pasigurt me “Sky Sport Italia” që konfirmon se Milan-i nuk ka një opsion për ta bërë lëvizjen e tij të përhershme në fund të sezonit.

Pa mundësi blerjeje në dispozicion, Milan-i duhet të ulet me Real Madridin duke shpresuar të arrijë një marrëveshje ekonomike për ta mbajtur përgjithmonë 23-vjeçarin në “San Siro”.

Mbetet për t’u parë se cilat plane ka Real Madrid-i për të ardhmen e spanjollit, duke pasur parasysh gjithashtu se dy nga mesfushorët sulmues të Carlo Ancelotti-t, Dani Ceballos dhe Marco Asensio, shohin që kontratat e tyre të skadojnë në fund të sezonit.

Pra, në rast se madrilenët vendosin ta mbajnë njërin prej dy futbollistët e lartcekur, atëherë kampionët e Italisë do të kenë shpresë për ta mbajtur Diaz-in, në të kundërtën do të jetë e vështirë.

Gjithashtu raportohet në mediat spanjolle se Real-i dëshiron ta rikthejë atë dhe ta shesë me një çmim më të lartë në ndonjë klub tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore