Përballje

Milan-i do të përballet me shumë mungesa ndaj Romës, konfirmohen edhe tre raste tjera me COVID-19


Milan-i do të përballet me Romën në ndeshjen e parë të gjysmësezonit pranveror në Serie A, por kuqezinjtë do të vuajnë mungesën e disa futbollistëve cilësor.

Pas Ciprien Tatarusano-s dhe Samu Castillejo-s, tani te kuqezinjtë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus edhe treshja e mbrojtjes: Fikayo Tomori, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria.

Emrat e futbollistëve të lartëcekur nuk ishin bërë të ditur nga klubi kuqezi, por mediat italiane raportuan se pikërisht këta lojtarë kishin munguar në seancën stërvitore të mbajtur të mërkurën.

Kjo do të ishte përbënte një goditje të madhe për trajnerin e Milan-it, Stefano Pioli-n, pasi që ai vuan edhe mungesat e disa futbollistëve të tjerë në skuadër.

Pra, me liderin e mbrojtjes Simon Kjaer të lënduar, opsionet e vetme për dyshen e mbrojtjes te Pioli, do të jenë Matteo Gabbia dhe Pierre Kalulu.

Gjithashtu edhe Fode Ballo-Toure, Franck Kessie dhe Ismael Bennacer mungojnë, pasi që ata gjenden në detyrë me kombëtaret e tyre për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Kujtjojmë që ndeshja Milan – Roma do të fillojë ne ora 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore