Sport

Mike Tyson “hedh” karrigen me rrota dhe ngjitet në ring


Disa javë pasi u pa në një fotografi ku shfaqej në një karrige me rrota, duke i trembur jo pak fansat, legjenda e boksit, Mike Tyson, ka shpërndarë një video gjatë një stërvitjeje në ring.

Në këtë video, Tyson duket qartë që jo vetëm se nuk ka probleme shëndetësore, por lëvizjet e tij të shpejta dhe të furishme janë të pabesueshme.

“Iron Mike”, i cili ishte zyrtarisht në pension që nga viti 2005, postoi videon në Instagram të mërkurën në mëngjes, teksa stërvitej me trajnerin e tij, Rafael Cordeiro.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mike Tyson (@miketyson)

56-vjeçari ka vuajtur për shkak të problemeve shëndetësore në kohët e fundit dhe u fotografua në një karrige me rrota në aeroportin e Miamit, në muajin gusht.

Tyson shpjegoi atëherë se kishte ka vuajtur nga “shpërthim i nervit shiatik”, një problem i vjetër për të.

Ai ka treguar më parë se dhimbja e shpinës e detyroi të linte boksin dhe një shpërthim serioz në vitin 2020 e lanë shtrat për dy javë.

Kohët e fundit, Tyson ka folur për mënyrën sesi ai pret që vdekja e tij të vijë “shumë shpejt” ndërsa fliste me një terapist të traumës.

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht,” tha Tyson. “Pastaj, kur shoh pasqyrën, dalloj ato pika të vogla në fytyrën time, them: “Uau. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt”, kishte deklaruar Tyson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore