Lajme

Mijëra të mitur të abuzuar – skandali i Kishës Katolike franceze


Kisha Katolike franceze është protagoniste e rezultatit shokues të abuzimit seksual me mbi 10 mijë persona të mitur që nga vitet ‘50.

Të dhënat paraprake vijnë nga Komisioni i Pavarur për abuzimet seksuale (CIASE), i cili është një komision i ngritur nga vetë Konferenca e Peshkopëve francezë, për t’i dhënë fund heshtjes ndaj këtyre krimeve, që janë ushtruar në veçanti ndaj të miturve.

Deri më tani komisioni ka arritur t’i mbledhë më shumë se gjashtë mijë e pesë qind dëshmi, prej të cilave kanë rezultuar tre mijë viktima të abuzimit.

Pjesëtarë të rëndësishëm institucionit fetar kanë lënë të hapur mundësinë për ti dhënë fund kapitullit të errët dhe për të rikthyer besueshmërinë ndaj opinionit publik, të thyer nga skandalet e shpeshta.

Raporti final i cili do të përfundojë për pak muaj pritet të shkaktojë “tërmet” në institucionin fetar.

Sipas kryepeshkopit Charles Scicluna, angazhimi në zbulimin dhe dënimin e këtyre veprave kriminale lidhet me drejtimin e ri të Papa Franceskut për raportimin e menjëhershëm të këtyre krimeve.

“Do të tregojë që lidershipi nuk është mbi ligjin, dhe që njerëzit që e duan Kishën do të na denoncojnë, po të bëjmë diçka që nuk shkon”, është shprehur ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore