Lajme

Mijaçiç, drejtor në Institutin për Zhvillim Ekonomik Territorial: Duhet marrëveshje para datës 24 mars, para Samitit Evropian


Dragisha Mijaçiç

Komuniteti ndërkombëtar pret një marrëveshje dhe atë e pret së paku deri me datën 24 mars kur është edhe Samiti Evropian, ka thënë Dragisha Mijaçiç, drejtor ekzekutiv i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial (INTER) në Serbi, në një prononcim për televizionin N1.

Ai shton se me marrëveshje nënkuptohet “finalizimi i të gjitha dispozitave”.

“Presioni diplomatik është i tillë për të dyja palët saqë aneksi do të miratohet”, edhe pse shtoi ai, mund të mos ndodhë sonte, në takimin që akoma po vazhdon.

Madje, nga sa ka parë qëndrimet aktuale të Kosovës dhe Serbisë, i duket që të arrihet këtë të shtunë një akord është pothuajse jo reale, edhe pse “nuk e përjashtoj krejtësisht si mundësi”.

Duke folur për kohëzgjatjen e takimit të sotëm në Ohër, ai kujtoi vitin 2013 kur u diskutua për Marrëveshjen e Brukselit dhe kohëzgjatjen e atij takimi.

“Kurti pret që sot të bëhet nënshkrimi formal, i cili nuk do të ndodhë sonte. Vuçiç mund të jetë gati për disa pëlqime verbale. Kurti vazhdimisht ka theksuar se është njeri i marrëveshjeve të mëdha. Nëse kjo marrëveshje nuk është në një formë që mund të nënshkruhet, nuk besoj se do të bëhet. Ndoshta do të ndryshojë dhe të katër do të dalin dhe të thonë se kemi një marrëveshje, por kjo për mua nuk është realiste”, shtoi Mijaçiç.

“Do të ishte me rrezik nëse njëri prej tyre do të braktiste marrëveshjen. Diku besoj se edhe ata po luajnë me kartën që pala tjetër do të bëjë kërkesa aq të larta saqë do të fajësohen për dështimin e bisedimeve. Dhe këtu e shoh gjatësinë e këtyre bisedave. Por duhet një kompromis. Ne kemi unitetin e bashkësisë ndërkombëtare, sepse për një kohë të gjatë nuk e kemi parë unitetin e BE-së dhe SHBA-së, të cilat dolën me një dokument të përbashkët”, thekson ai.

I pyetur nëse ka ende vend për manovrim për të dyja palët, ai thotë se është shumë i vogël dhe shton se do ta kenë të vështirë të dy palët të thonë “jo”.

“Ka mënyra të ndryshme në të cilat të dyja palët mund të përpiqen të thonë ‘jo’. Por,  mendoj se në këtë moment është më e vështirë për Kurtin, i cili duhet të gëlltisë pilulën e hidhur të formimit të Asociacionit. Do të jetë e komplikuar për të dy”.

Përfundon raundi i dytë i takimit Kurti-Vuçiç, pritet një i tretë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore