Sport

Mihajlovic: Asnjëherë nuk e kuptova pse më shkarkoi Milan-i


Trajneri i Bologna-s, Sinisa Mihajlovic, ka rikujtuar kohën kur ishte trajner i klubit të Milan-it, gjatë sezoneve 2015-16.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri serb tha se “asnjëherë nuk e kuptova pse më shkarkuan nga Milan-i”.

Tutje Mihajlovic tha se bëri maksimumin, pasi që me lojtarët që kishte në dispozicion, nuk mund të arrinte suksese.

“Ishim në vendin e pestë në kampionat dhe arritëm në finalen e Kupës së Italisë. Me atë skuadër që kisha në dispozicion, nuk mund të bëja më shumë”, tha Mihajlovic.

“Sezonin pasardhës ndërruam nëntë lojtar nga 11. Dy lojtarët që mbetën, ishin Romagnoli dhe Donnarumma, të cilët u afirmuan nga unë”, shtoi trajneri serb.

Kujtojmë që Mihajlovic udhëhoqi Milan-in në 38 ndeshje, prej të cilave arriti 19 fitore, 10 humbje dhe nëntë barazime.

Ai tani është trajner i Bologna-s, me të cilët po kalon momente mjaft të mira në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore