Lajme

Midterms/ Gara për senatin e ngushtë, demokrati Mark Kelly fiton në Arizonë


Demokratët e presidentit amerikan, Joe Biden, i janë afruar më shumë mbajtjes së kontrollit të Senatit.

Kjo pas një fitoreje të parashikuar në Arizona pas zgjedhjeve afatmesme (midterms).

Tre ditë pasi amerikanët votuan, “BBC” shkruan se demokrati Mark Kelly ka mundur kundërshtarin republikan Blake Masters.

Kjo do ta linte Senatin me 49 vende demokrate dhe 49 vende republikane.

Vetëm Nevada dhe Georgia nuk janë të vendosura ende.

Numërimi i votave në Nevada është tepër i ngushtë, ndërsa gara në Georgia do të zgjidhet me balotazhin e zgjedhjeve muajin e ardhshëm.

Nëse demokratët fitojnë njërën nga dy garat e mbetura, ata do të vazhdojnë të kenë nën kontroll dhomën e sipërme të Kongresit, sepse zëvendëspresidenti i SHBA-ve.

Republikanët ende mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, pasi votat vazhdojnë të numërohen nga një pjesë e vogël e zonave pas zgjedhjeve të së martës.

Nëse republikanët fitojnë njërën ose të dyja dhomat e Kongresit, ata mund të pengojnë një pjesë të madhe të agjendës së Biden-it.

Kelly, një ish-astronaut, gruaja e të cilit, Gabby Giffords, i mbijetoi një atentati kur ajo ishte ligjvënëse amerikane, u zgjodh për herë të parë dy vjet më parë për të shërbyer pjesën e mbetur të mandatit të Senatit të të ndjerit, John McCain.

“Që nga dita e parë, kjo fushatë ka qenë për shumë Arizona-n. Demokratë, të Pavarur dhe Republikanë – të cilët besojnë në punën e përbashkët për të trajtuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballemi”, tha Kelly.

Ndërkohë, Masters, një kapitalist 36-vjeçar, ishte miratuar nga ish-presidenti, Donald Trump, dhe nuk kishte përvojë politike.

Ai kishte refuzuar të pranonte rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe kishte përsëritur pretendime të rreme për mashtrime zgjedhore.

Zgjedhjet afatmesme janë për Kongresin, i cili përbëhet nga dy pjesë – Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Kongresi bën ligje mbarëkombëtare.

Dhoma vendos se cilat ligje votohen ndërsa Senati mund t’i bllokojë ose miratojë ato, të konfirmojë emërimet e bëra nga presidenti dhe, më rrallë, të kryejë ndonjë hetim kundër tij.

Këto votime mbahen çdo dy vjet dhe bien në mes të mandatit katërvjeçar të presidentit.

Çdo shtet ka dy senatorë, të cilët ulen për mandate gjashtëvjeçare. Përfaqësuesit shërbejnë për dy vjet dhe përfaqësojnë rrethe më të vogla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore