Kulturë

Meta nderon koreografin e shquar, Ramazan Këllezi


Presidenti, Ilir Meta, ka nderuar koreografin e shquar, Ramazan Këllëzi, “Për Merita të Veçanta Civile”. Ai vlerësoi kontributin e çmuar të tij, për promovimin jashtë vendit të traditave e kulturës sonë kombëtare.

“Në veçanti për ndihmesën e dhënë për edukimin e brezave të rinj të shqiptarëve në diasporë me dashurinë për Atdheun, pata kënaqësinë të nderoj, mirënjohës, që edhe falë përkushtimit e misionit të tij patriotik, Parlamenti i Ontarios, miratoi ligjin për shpalljen e muajit nëntor si Muaji i Trashëgimisë së Shqiptarëve në Ontario, një event, që tashmë do festohet përgjithmonë”, shkruan Meta në median sociale Facebook.

Ai shtoi se vëndi ka nevojë për sa më shumë shembuj të tillë krenarie dhe frymëzimi, për të promovuar kudo në botë vlerat e traditat tona dhe forcuar identitetin kombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore