Shqipëria

Kushi: Mësuesia, në majën e profesioneve fisnike


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, të dielën e 7 marsit, ka shprehur mirënjohjen në ditën e mësuesit. Ajo ka zhvilluar një takim me 250 mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kushi ka theksuar dhe arritjet e Qeverisë në fushën e arsimit. Këtu ka përmendur portalin mësues për Shqipërinë, vendosjen e kriterit të mesatares për ato që studiojnë mësuesi, si dhe për rritjen e numrit të mësuesve ndihmës.

“Mirënjohje për mësuesit pjesëmarrës në RTSH Shkolla, të cilët dilnin për të regjistruara orët e mësimit për nxënësit tanë. Ne jemi krenarë për këtë punë dhe përkushtim”, shprehet ministrja.

Gjithashtu ajo ka theksuar dhe rritjen e pagave të mësuesve, gjatë mandatit të Qeverisë Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore