Përballje

Messi shkëlqen por Argjentina nuk fiton


Argjentina e hap Kupën e Amerikës me një barazim përballë Kilit.

Një ndeshje e luftuar, tipik e stilit amerikano jugor, solli shumë kartona, shumë spektakël, por vëtëm dy gola.

‘Albiselestët’ e nisën më mirë, duke krijuar më shumë raste e duke pasur më shumë goditje.

Messi ishte në elementin e tij më të mirë, duke udhëhequr pothuajse çdo sulm të Argjentinës.

Ishte pikërisht ylli i Barcelonës që gjeti golim e epërsisë.

Dhe, çfarë goli ishte…

Nga goditja e dënimit, me shumë elegancë, Lionel e dërgoi topin në këndin e lartë të djathtë.

https://twitter.com/lionel10team/status/1404552873774567430?s=21

Pjesa e parë u mbyll me një gol dhe katër kartonë të verdhë.

Situata mes golave dhe kartonave u barazua tërësisht në pjesën e dytë.

Në minutën e 54-të, Kili fitoi një penallti.

Përsipër e morri Vidal, i cili nuk ishte i saktë sa duhet.

Por, për fatin e mirë të Kilit, penalltia e pritur nga Emiliano Martinez, u kthye te Eduardo Vargas, i cili me kokë e shtyu topin në rrjetë.

Rezultati u barazua, e deri në fund nuk ndryshoi asgjë, përkundër përpjekjeve të shumta nga të dy skuadrat.

Argjentina e Kili e nisin me barazim grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Uruguaji, Paraguaji dhe Bolivia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore